I shpallur në kërkim nga Kosova për drogë, 32-vjeçari kapet me identitet të rremë në Rinas

I shpallur në kërkim nga Kosova për drogë, 32-vjeçari kapet me identitet të rremë në Rinas

Një 32-vjeçar është vënë në pranga të policisë me qëllim ekstradimin drejt Kosovës. Ndaj 32-vjeçarit rëndon akuza “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve”. Në momentin e ndalimit në Rinas, ai i është prezantuar uniformave blu me një identitet të rremë me qëllim shmangien e identifikimit dhe arrestimit. Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet kosovare, do të kryejë procedurat për ekstradimin e 32-vjeçarit, në Kosovë. “DVP Tiranë/Vijon operacioni i koduar “Ëanted”, për kapjen e shtetasve në kërkim ndërkombëtar. Akuzohet në Kosovë, për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve, kapet dhe arrestohet me qëllim ekstradimin, 32-vjeçari.  Në momentin e ndalimit nga  shërbimet e Policisë, ky shtetas është prezantuar me identitet tjetër, për të shmangur identifikimin dhe arrestimin e tij.  Shërbimet e Forcës së Posaçme...