Aplikimet për subvencionet në bujqësi, sot afati i fundit për fermerët
Sot është dita e fundit e afatit të rishikuar për aplikimet e fermerëve për përfitim të subvencioneve direkte nëpërmjet skemës kombëtare të bujqësisë. Ministria e Bujqësisë ka sqaruar se aplikimet sot do të jenë të hapura deri në orën 16:30 për 9 masa të mbështetjes direkte dhe 3 masa investimi, të dedikuara për zhvillimin e bujqësisë dhe blegtorisë. Mbështetja përfshin blegtorinë, bletarinë, dosat dhe para dosat, fermat organike, sipërfaqet e mbjella, certifikimin Global G.A.P., kontrollin biologjik në sera, ripopullimin në ujërat e brendshme, si dhe investime për fermerët e rinj, ndërtimin e stanëve dhe mekanizimin e proceseve të punës. Masat direkte aplikohen përmes e-Albania, ndërsa për masat e investimeve dosja dorëzohet fizikisht pranë zyrave qendrore të AZHBR-së. Afati i aplikimeve për subvencionet e fermerëve në...
Burimi:
sot.com.al