Analiza e BSH: Shtrenjtimi i naftës ka shtuar rreziqet për rritjen ekonomike

Analiza e BSH: Shtrenjtimi i naftës ka shtuar rreziqet për rritjen ekonomike

Një analizë e Bankës së Shqipërisë tregon se ekspozimi direkt vlerësohet i kontrolluar, ndërsa aftësia përthithëse e ekonomisë është përmirësuar ndjeshëm në vitet e fundit. Ky pozicion mbështetet nga përmirësimi i eficiencës energjetike të ekonomisë, ekspozimi i kufizuar i konsumatorëve, për shkak të peshës së ulët të karburanteve në shportën e konsumit; dhe një tablo makroekonomike e përmirësuar, e cila ofron hapësirë të shtuar për reagim. Megjithatë, Banka e Shqipërisë vlerëson se ndikimi përfundimtar do të varet nga kohëzgjatja e goditjes dhe zhvillimet gjeopolitike. Në vitin 2025, importet e naftës arritën rreth 740 mijë tonë, duke përfaqësuar rreth 5.9% të totalit të importeve. Sipas Bankës së Shqipërisë, kjo tregon ndjeshmërinë e bilancit tregtar ndaj luhatjeve në tregjet ndërkombëtare të energjisë. Episodi i vitit 2022 ilustroi...