7 projektet strategjike që kanë dështuar ose janë bllokuar

7 projektet strategjike që kanë dështuar ose janë bllokuar

Nga verifikimi i listës së investimeve strategjike, disa kanë dështuar, disa janë anuluar ose kanë humbur statusin, disa nuk kanë nisur pas disa vitesh, ndërsa të tjera janë riformuluar dhe vazhdojnë me një subjekt apo projekt tjetër. Në kuptimin më të ngushtë, tre projekte mund të konsiderohen të dështuara. Si dështoi “Tirana City Center” Projekti “Tirana City Center”, me një investim të deklaruar prej 106.85 milionë eurosh dhe 1,500 vende pune, është një nga rastet e një investimi strategjik të dështuar. Statusi iu dha grupit saudit Al Shiddi për ndërtimin e një kompleksi me hotel, apartamente, vila, qendër tregtare dhe zyra në zonën e ish-stacionit të trenit në Tiranë. Megjithatë, projekti u përfshi në një konflikt gjyqësor për pronësinë dhe marrëveshja përfundimtare mes investitorit dhe...