Kriza e pensioneve, janë sa 30% e pagës; Shqipëria me zëvendësimin më të ulët në Europë

Kriza e pensioneve, janë sa 30% e pagës; Shqipëria me zëvendësimin më të ulët në Europë

Sistemi i pensioneve në Shqipëri regjistron tashmë shkallën më të ulët të zëvendësimit në të gjithë hapësirën europiane, çka tregon se pensionistët po përballen me presion të dyfishte, nga rënia e të ardhurave dhe rritja e çmimeve. Të dhënat zyrtare të Eurostat për raportin e përgjithshëm të zëvendësimit dëshmojnë një tkurrje drastike të këtij treguesi, i cili ka rënë nga 0.43 në vitin 2019 në vetëm 0.30 në vitin 2023. Kjo shifër alarmante tregon se pensioni mesatar bruto në vend përfaqëson tashmë vetëm 30% të pagës mesatare të grupit moshor aktiv 50-59 vjeç, duke thelluar hendekun mes të ardhurave të pensionistëve dhe ritmit më të shpejtë të rritjes së pagave në vendin tonë (të dhënat për Shqipërinë i takojnë vitit 2023, për Europën 2025). Ky...