Rivlerësimi dhe hetimet e SPAK ulin në qershor çmimet e apartamenteve, frenohet paraja informale

Rivlerësimi dhe hetimet e SPAK ulin në qershor çmimet e apartamenteve, frenohet paraja informale

Prej një viti tashmë, çmimet mesatare të shitjes së apartamenteve në Tiranë vijojnë të qëndrojnë mbi nivelin e 2 mijë euro/m². Që prej 3-mujorit të dytë të vitit 2025, çmimet mesatare të apartamenteve kanë arritur në rreth 2,100 euro/m², duke mbetur në këto nivele edhe në tremujorin e dytë të vitit 2026. Konkretisht, sipas të dhënave më të fundit të publikuar nga indeksi Keydata Albania të “Çelësi Media Group” të vënë në dispozicion për “Monitor”, deri në muajin qershor 2026 çmimi mesatar i apartamenteve arriti në vlerën e 2,116 euro/m². Megjithatë, në qershor u konstatuan sinjale frenimi dhe rënieje në kryeqytet. Krahasuar me 3-mujorin e mëparshëm çmimin mesatar i apartamenteve është ulur me 1,2%. Rënie është shënuar edhe për çmimin median nga 2,046 euro/m² që...