68 mijë të papunë, tregu nuk gjen punëtorë, ekspertja: Mospërputhja mes aftësive dhe kërkesave të tregut, sfida më e madhe
Edhe pse numri i të papunëve ka shënuar një rënie të lehtë krahasuar me një vit më parë, mbi 68 mijë persona vijojnë të jenë në kërkim të një vendi pune. Të dhënat e Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive tregojnë se sfida kryesore nuk është mungesa e vendeve të punës, por mospërputhja mes aftësive të punëkërkuesve dhe kërkesave të tregut. “Kjo shpjegohet për faktin që një pjesë e mirë e të diplomuarve nuk plotësojnë kriteret për të qenë pjesë e kërkesave të sektorit privat, në fakt, por edhe sektorit publik. Nga ana tjetër, niveli i pagave nuk përkon me atë çka të diplomuarit kanë si pritshmëri të tyre dhe pikërisht kjo, ndoshta, mungesa e dëshirës për ato sektorë që kanë kërkesë pune, bën që...
Burimi:
kohajone.com