No Image Available

Eisenkot kërkon mandatin, por përballet me mosmarrëveshje brenda koalicionit

Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog, ka vendosur t’i besojë kryetarit të partisë Yashar, Gadi Eisenkot, mandatin për formimin e qeverisë së re, pasi ky i fundit siguroi mbështetjen e 67 deputetëve, kundrejt 46 që rekomanduan kryeministrin në detyrë, Benjamin Netanyahu. Sipas njoftimit të Presidencës, Eisenkot është ftuar të dielën në orën 17:00 në Rezidencën Presidenciale për të marrë zyrtarisht mandatin. Megjithatë, pavarësisht avantazhit në numrin e rekomandimeve, rruga drejt krijimit të një shumice parlamentare mbetet e ndërlikuar. Vështirësitë lidhen kryesisht me mosmarrëveshjet mes partive që mund të bëhen pjesë e koalicionit të tij të ardhshëm. Vetë presidenti Herzog ka zhvilluar konsultime shtesë me drejtuesit politikë, për të kuptuar nëse Eisenkot ka mundësi reale të krijojë një qeveri të qëndrueshme. Nga 67 deputetët që rekomanduan Eisenkotin,...