“E rrezikshme dhe antikombëtare”- Avokati: Padia e magjistratëve në SPAK krijon destabilitet! Gjyqësori po bëhet palë me opozitën, plane për…

“E rrezikshme dhe antikombëtare”- Avokati: Padia e magjistratëve në SPAK krijon destabilitet! Gjyqësori po bëhet palë me opozitën, plane për…

Avokati Idajet Beqiri mendon se padia e magjistratëve për ministrin e Financave, lidhur me ngërçin për pagat e tyre, është aventureske dhe e rrezikshme. Në një intervistë për “Tirana Live” në “ABC News”, Beqiri u shpreh sot (10 shtator) se duhet të respektohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese dhe të jetë Kuvendi që do të përcaktojë pagat e gjyqtarëve. Sipas Beqirit, kjo situatë po krijohet për destabilitet, teksa shtoi se pushteti gjyqësor po bëhet palë me opozitën. “Është ngërç institucional, që tregon se institucionet në vend nuk funksionojnë, nuk i koordinojnë punët, nuk bashkëpunojnë me njëri-tjetrin. Në rastin konkret, kemi të bëjmë me indeksimin e pagave dhe prokurorëve. Derisa nuk kuptohesh me qeverinë që ka buxhetin e shtetit, dhe ju keni mospajtime, e çoni çështjen në...