E rëndë në SHBA, 10 vjeçari vret adoleshenten që po zihej me nënën e tij për muzikën

E rëndë në SHBA, 10 vjeçari vret adoleshenten që po zihej me nënën e tij për muzikën

Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Albuquerque, në New Mexico të SHBA-së, ku një djalë 10-vjeçar ka qëlluar për vdekje një 16-vjeçare, pas një konflikti mes nënës së tij dhe fqinjëve për shkak të muzikës së lartë. Sipas autoriteteve, 40-vjeçarja Elaina Gomez-Villeda ishte përfshirë në një përleshje fizike me fqinjët, pasi ishte ankuar për zhurmën e muzikës. Gjatë konfliktit, ajo dyshohet se i ka kërkuar djalit të saj të merrte pistoletën që mbante në banesë. Pak çaste më vonë, 10-vjeçari ka dalë me armën në dorë dhe ka qëlluar 16-vjeçaren Keinerlein Rangel, e cila ka humbur jetën nga plagët e marra. Situata është përshkallëzuar edhe më tej kur babai i viktimës ka tentuar të hyjë me forcë në banesën e 40-vjeçares, duke thyer...