E rëndë në Dibër, 22-vjeçarja mbytet në lumin Drini i Zi
Një 22-vjeçare është mbytur në lumin Drini i Zi, në afërsi të Njësisë Administrative Arras, në Bashkinë Dibër. Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë. Në vendngjarje kanë mbërritur ambulanca dhe shërbimet e Policisë. Trupi i 22-vjeçares po dërgohet në morgun e Spitalit të Peshkopisë. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve e mbytjes.
Burimi:
gijotina.com