“E kishte regjistruar në emër të të atit”, sekuestrohet pasuria e një të dënuari

“E kishte regjistruar në emër të të atit”, sekuestrohet pasuria e një të dënuari

Policia e Tiranës ka sekuestruar pasuritë e një shtetasi të dënuar për trafikim të qenieve njerëzore. Në kuadër të operacionit u ekzekutua vendimi i Gjykatës së Tiranës, për vënien e sekuestros preventive mbi pasuritë e regjistruara në emër të babait të shtetasit I. Gj., 34 vjeç, banues në Tiranë, të dënuar për trafikim të qenieve njerëzore. Sipas uniformave blu, pasuritë ku përfshiheshin 1 apartament dhe 2 automjete,  me vlerë rreth 228 mijë euro, ishin regjistruar në emër të babait të shtetasit të dënuar. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme. Njoftimi i policisë Tiranë/Finalizohet operacioni policor...
Burimi: Opinion.al