“E kisha ëndërr ta takoja dhe të bëja foto me të”, Timo Flloko rrëfen bisedat me Bekim Fehmiun: Donte të luante rolin e Skënderbeut, por…

“E kisha ëndërr ta takoja dhe të bëja foto me të”, Timo Flloko rrëfen bisedat me Bekim Fehmiun: Donte të luante rolin e Skënderbeut, por…

Los Anxhelesi është thuajse në anën tjetër të botës, nëntë orë larg Shqipërisë dhe Kosovës, kur lind dielli këtu atje në Kaliforni perëndon. Mëngjesi i asaj të marte (të këqijat shpesh sipas një fiksimi bestyt, ngjasin të martave..), ishte i mugët, kishte diçka brerëse në heshtjen e zbrazët dhe ngathtësinë e asaj fillimdite…(!) Hapa internetin. … O Zot! Mora ç’pritej dhe më keq: “Bekim Fehmiu passed aëay!” Lajm i papritur, tronditës! “Aktori i famshëm Bekim Fehmiu (74) kryen vetëvrasje, ditën e martë datë 15 qershor 2010, rreth orës 15:30 në apartamentin e tij, në rrugën ‘Stanislav Smarçeviç’ nr.5, në lagjen ‘Zvezdara’, në Beograd – shkruhej në njoftim. I ka shtënë vetes me pistoletë… cili është shkaku, që e shtyu heroin e famshëm të filmit kult...