Dyshohet si objektiv i atentatit në Tiranë, gruaja e Roanit do të merret në pyetje

Dyshohet si objektiv i atentatit në Tiranë, gruaja e Roanit do të merret në pyetje

Dy atentate të ndodhura mbrëmjen e së mërkurës, (17 prill 2025), tronditën vendin. Atentati i parë u regjistrua në Lezhë, rreth orës 20:00, ku pasi u qëllua me armë nga persona të panjohur humbi jetën babai i Roan Brahimit. Një orë e gjysmë më vonë, në Tiranë, katër persona u qëlluan brenda një mjeti tip “G-Class” në Unazën e Madhe të Tiranës. Policia dyshon se atentati në Tiranë mund të ketë lidhje me atë të Lezhës. Sipas hetimeve, automjeti ku udhëtonin katër të rinjtë mund të jetë ngatërruar me një tjetër, pasi gruaja e Roan Brahimit, të cilit iu vra babai...
Burimi: Syri.net