Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Dyfishohet prodhimi i energjisë nga fotovoltaikët/ INSTAT: Rritet konsumi familjar, bien humbjet në rrjet të energjisë elektrike
👁3981
Prodhimi i energjisë elektrike nga burimet e rinovueshme ka pësuar një rritje të konsiderueshme edhe në vitin 2025. Të dhënat e INSTAT tregojnë se prodhimi nga centralet fotovoltaike gjatë tremujorit të parë arriti në 176 mijë e 381 MWh, 2.5 herë më shumë se në të njëjtën periudhë të një viti më parë. Sipas ekspertëve të energjisë, ndikim të ndjeshëm ka dhënë prodhimi në centralin e Karavastasë. Eduard Elezi, ekspert i energjisë: “Kemi një rritje të prodhimit vendas të energjisë. Kemi një rritje të konsumit të energjisë nga familjarët, pasi tremujori i parë është një periudhë ku familjarët konsumojnë më...