Dy operacione kundër kontrabandës në Gjirokastër, arrestohen 2 persona

Dy operacione kundër kontrabandës në Gjirokastër, arrestohen 2 persona

Dy operacione kundër kontrabandimit të mallrave janë finalizuar brenda 24 orëve në Gjirokastër, ndërsa dy persona janë arrestuar në flagrancë. Në kuadër të operacionit “Akciza 1” dhe “Akciza 2”, u arrestuan 48-vjeçari M. P., banues në Fier dhe A. P., 57 vjeç, banues në Bradashesh të Elbasanit. Gjatë kontrolleve në automjetet e dy të arrestuarve, policia sekuestroi dhjetëra steka me cigare dhe puro, sasi duhani, medikamente, dhjetëra kilogramë kafe, pije alkoolike, materiale ndërtimi, produkte për mirëmbajtjen e automjeteve dhe produkte të ndryshme ushqimore. Sipas policisë, mallrat që i nënshtrohen akcizës dhe produktet e tjera dyshohet se ishin kontrabanduar nga Greqia, pasi nuk dispononin dokumentacionin tatimor përkatës. Automjetet që dyshohet se janë përdorur për transportin e mallrave, së bashku me produktet e sekuestruara, janë vënë në...