Dy ndryshime për pensionet nga janari dhe prilli 2027

Dy ndryshime për pensionet nga janari dhe prilli 2027

Ministri i Financave, Petrit Malaj, prezantoi në komisionin parlamentar të Ligjeve planin e ri për pensionet në Shqipëri, ku njoftoi dy ndryshime që nisin në janar dhe prill 2027. Indeksimi afrohet në prill 2027 Sipas Malajt, indeksimi i pensioneve do të afrohet në prillin e 2027, nga korriku që është aktualisht, me një fond shtesë të parashikuar prej rreth 1,35 miliardë lekësh. Kjo politikë, sipas tij, i kushton buxhetit të shtetit 4 miliardë lekë në total. Bonusi mujor dyfishohet Ndryshimi i dytë parashikon dyfishimin e vlerës së bonusit mujor për pensionistët sipas kategorive të përcaktuara, duke filluar nga 1 janari 2027, me një kosto totale të parashikuar prej 20 miliardë lekësh në vit. Kostoja totale për vitin 2027 Malaj tha se këto dy politika për...