Dumani kërkon shkarkimin e prokurores Flora Çela

Dumani kërkon shkarkimin e prokurores Flora Çela

Drejtuesi i SPAK, Altin Dumani u qëndroi shkaqeve të ankimit ndaj konfirmimit në detyrë të prokurores së Vlorës, Flora Çela duke kërkuar shkarkimin e saj për probleme në kriterin e profesionalizimit dhe në vlerësimin tërësor të çështjes në drejtim të cënimit të besimit të publikut tek drejtësia. Dumani i filloi bisedimet përfundimtare në këtë çështje lidhur me hetimin e kryer nga prokurorja Çela për 16 tonë cannabis sattiva të kapur në Vlorë në vitin 2017. Ai vërejti se çështja ishte regjistruar për prodhim dhe shitje të narkotikëve, armëmbajtje pa leje dhe pastrim të produkteve të veprës penale. Sipas Dumanit, sasia e konsiderueshme...
Burimi: Javanews.al