Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Droni i policisë ‘pikas’ 11 parcela me drogë në Krujë, dështon plani i vëllezërve!
👁7664
Zbulohen në fshatin Zgërdhesh të Krujës, 11 parcela në të cilat ishin kultivuar 591 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa. Vihen në pranga 3 shtetas (2 prej tyre vëllezër), të dyshuar si autorë të kultivimit të bimëve narkotike. Në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional kombëtar “Koordinata”, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike, shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë kanë intensifikuar kontrollet në terren. Si rezultat i kontrolleve dhe i hetimeve me metoda proaktive u zbuluan në fshatin Zgërdhesh, 11 parcela në të cilat ishin kultivuar 591 bimë të dyshuara narkotike...