Drafti i paketës fiskale 2027, biznesi kundër: Shton barrën fiskale dhe informalitetin!

Drafti i paketës fiskale 2027, biznesi kundër: Shton barrën fiskale dhe informalitetin!

Paketa e re fiskale për mënyrën e taksimit në vend nga janari i vitit të ardhshëm, e prezantuar nga kryeministri Edi Rama, ka vënë prej ditësh në alarm thuajse të gjitha llojet e bizneseve. Në Vlorë, administratorët e hoteleve e shohin mënyrën e re të taksimit ndaj tyre jo të përshtatshme për kohën që po kalojnë, duke rrezikuar pamundësinë për të konkurruar në rajon dhe natyrisht largim të klientelës. Ndërkohë, edhe biznesi i vogël është vënë në alarm. Kontabilistët në Durrës kanë marrë që tani telefonata ku një pjesë e bizneseve të vogla janë të paqartë, të tjerë kërkojnë të pezullojnë aktivitetin, ndërsa kanë nisur që tani të mendojnë se si të qëndrojnë poshtë fashës që i detyron të paguajnë TVSH, duke dhënë sinjale të...