Dorëhiqen drejtuesit e Bashkisë Elbasan pas thirrjes së Ramës

Dorëhiqen drejtuesit e Bashkisë Elbasan pas thirrjes së Ramës

Të gjithë drejtorët dhe përgjegjësit e sektorëve në Bashkinë e Elbasanit kanë paraqitur dorëheqjen pas thirrjes së prerë të kryeministrit Edi Rama gjatë mbledhjes së sotme me drejtues vendorë. Në të njëjtën linjë janë larguar edhe të gjithë kryetarët e njësive administrative, duke hapur rrugën për një riorganizim të plotë të strukturës vendore në këtë bashki. Ky veprim shihet si pjesë e një fushate kombëtare për rritjen e efikasitetit dhe përgjegjshmërisë në administratën publike, me qëllim përmirësimin e shërbimeve ndaj qytetarëve. /vizionplus.tv
Burimi: Vizionplus.tv