Doli nga shtypi monografia “Dorëzimi i armëve” i studiuesit, Qerim Vrioni
Doli nga shtypi këto ditë në Tiranë botimi i ri i studiuesit të fotografisë Qerim Vrioni me titull “Dorëzimi i armëve-sprovë për një foto të hershme të Kel Marubit”. Libri është shtypur nën kujdesin e entit botues “Arte Graphic”. Zanafilla e librit fillon rreth 25 vite më parë, më 2001, kur është botuar së pari analiza për foton “Kapiteni Mark Raka dhe bajraktari i Shalës” (1922) të fotografit të shquar Kel Marubi, në revistën “XXL” që drejtohej atëherë nga publicist i njohur Fatos Baxhaku. Shtojmë se, me këtë artikull autori Qerim Vrioni nisi rrugëtimin në fushën e studimit të fotografisë, jo shumë e lëvruar ato kohë në vend. Foton me këtë titull autori i analizës e gjeti në botimin e njohur anglez “The Photo Book”...
Burimi:
kultplus.com