“Do bësh 100 vjet burg ose dorëzo Bashkinë, prano përfshirjen në protestë”/ Veliaj publikon kërcënimet e Ramës
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka reaguar pas debatit të krijuar mbi takimin e tij me ministrin e Drejtësisë, Toni Gogu, në burgun e Fierit, si dhe pretendimeve për një mesazh të përcjellë në emër të kryeministrit Edi Rama. Përmes një deklarate, Veliaj mohon pretendimet se ka organizuar apo financuar protestat, ndërsa thekson se nuk pranon të cenohet dinjiteti i tij, pavarësisht kufizimeve të lirisë që po përjeton. Ai ka publikuar edhe një letër, për të cilën thotë se është shkruar me dorën e tij dhe që, sipas tij, përmban të vërtetën e takimit me ministrin Toni Gogu, të premten në orën 22:30. Në këtë letër, Veliaj pretendon se Gogu i ka përcjellë disa kërkesa të kryeministrit Rama, të lidhura me protestat, mandatin e kryebashkiakut...
Burimi:
gijotina.com