Dita e Republikës italiane festohet edhe në Vlorë! Koncert me grupin e njohur “Neri per Caso”

Dita e Republikës italiane festohet edhe në Vlorë! Koncert me grupin e njohur “Neri per Caso”

Një mbrëmje plot muzikë dhe miqësi mes dy vendeve u zhvillua në sheshin “Lungomare”, ku qytetarë të shumtë ndoqën koncertin festiv të grupit të njohur italian “Neri Per Caso”, fitues i Sanremos në vitin 1995 në kategorinë “Të Rinjtë”. Grupi krijoi një atmosferë të veçantë me hitet më të dashura të muzikës italiane. Aktivitetin e nderuan personalitete brenda dhe jashtë vendit duke dëshmuar edhe një herë lidhjen e fortë kulturore mes Shqipërisë dhe Italisë. “Sot është një ditë e rëndësishme e Republikës së Italisë. Në vitin 1946 paqja dhe respekti ishin gjëja më e rëndësishme sikurse është në këtë moment....
Burimi: Top-Channel.tv