Disa orë pas votimit, Justina Shiroka-Pula mer zyrtarisht detyrën e Presidentes! Dorëzohet stafeta nga Haxhiu

Disa orë pas votimit, Justina Shiroka-Pula mer zyrtarisht detyrën e Presidentes! Dorëzohet stafeta nga Haxhiu

Justina Shiroka-Pula mori sot zyrtarisht detyrën (7 tetor) si presidente e Kosovës, disa orë pasi u zgjodh në këtë post nga Kuvendi, duke shmangur mbajtjen e zgjedhjeve të reja parlamentare. Ceremonia e inaugurimit u mbajt në oborrin e Presidencës. Kryetarja e Kuvendit që deri dje ushtroi detyrën e presidentes, Albulena Haxhiu, ia dorëzoi Kushtetutën e Republikës së Kosovës, para se të hynin të dyja në ndërtesën e Presidencës. Haxhiu tha se Shiroka Pula do ta ketë gjithmonë përkrahjen e saj dhe se është nder e krenari që një grua si ajo do ta ushtrojë këtë post. Ndërsa, Shiroka Pula tha se ajo do ta vazhdojnë punën që Haxhiu e ka filluar. Më pas, ato ndërruan karriget, teksa Shiroka Pula zuri vend në ulësen e presidentes....