“Dhuna nuk justifikohet”, Demo: Goditja ndaj efektivëve nuk është ushtrim i së drejtës për të protestuar
Ministri i Brendshëm, Ervin Demo ka dënuar dhunën që sipas tij kanë ushtruar protestuesit ndaj efektivëve të Policisë së Shtetit, në tubimin që nisi përpara Ministrisë së Arsimit dhe Sportit. Ai theksoi se dhuna është e patolerueshme dhe se Policia do vazhdojë punën e saj për të garantuar rendin dhe sigurinë. Ministri shtoi se përgjegjësia e secilit në këto momente është që të kontribuojë në uljen e tensioneve. “Gjashtë efektivë të Policisë së Shtetit mbetën të plagosur ndërsa kryenin detyrën për garantimin e rendit dhe sigurisë. E dënoj pa asnjë rezervë dhunën ndaj tyre. Goditja e një punonjësi policie nuk është ushtrim i së drejtës për të protestuar. U bëj thirrje të gjithë pjesëmarrësve të ruajnë qetësinë, dhuna nuk justifikohet. U uroj shërim të shpejtë...
Burimi:
javanews.al