Detajet e rezervës së naftës: Shqipëria krijon asetin strategjik për rastet e krizave

Detajet e rezervës së naftës: Shqipëria krijon asetin strategjik për rastet e krizave

Shqipëria do të ndryshojë mënyrën se si garanton furnizimin me karburante në rast krizash, duke krijuar gradualisht një rezervë strategjike të naftës dhe nënprodukteve të saj, e cila do të menaxhohet përmes një autoriteti të posaçëm. Në Kuvend është depoituar nisma ligjore që parashikon një model të ri që synon që vendi të ketë në dispozicion karburant edhe në rast të ndërprerjeve të papritura të importeve apo problemeve serioze në tregjet ndërkombëtare. Projektligji i hartuar nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë përcakton që rezerva minimale duhet të jetë e barabartë me të paktën 90 ditë të importeve mesatare ditore neto ose 61 ditë të konsumit mesatar ditor të brendshëm, duke u marrë për bazë sasia që rezulton më e madhe. Rezerva nuk do të krijohet...