Detajet e reja, konflikti që alarmoi Policinë e Vlorës! Dy biznesmenët Bedinaj dhe Muça u përplasën për pronën në Palasë

Detajet e reja, konflikti që alarmoi Policinë e Vlorës! Dy biznesmenët Bedinaj dhe Muça u përplasën për pronën në Palasë

Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e rëndë e ndodhur sot në Vlorë, ku një biznesmen denoncoi gjobëvënien 5 mln euro dhe kanosjen, kurse gjatë ndjekjes policore një nga makinat e autorëve të dyshuar u përmbys jashtë rruge. Pak para mesditës, Policia e Vlorës u ngrit në alarm pasi u sinjalizua për një konflikt masiv në Orikum pranë një Hoteli. Telefonata sinjalizuese bluve u erdhi nga vetë pronari i hotel ‘Palma’, Vasil Bedinaj, i cili pretendoi se persona të armatosur po konfliktoheshin me të. Menjëherë pas njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar në drejtim të adresës së dhënë. Në afërsi të Pusit të Mezinit, kanë konstatuar një automjet që lëvizte me shpejtësi dhe janë vënë në ndjekje të tij. Drejtuesi i këtij automjeti ka humbur...