No Image Available

DETAJE/ ZBARDHET VRASJA E SHQIPTARIT NE ITALI

Policia italiane ka arrestuar dy persona të dyshuar si autorë të vrasjes së Mikel Rrokut, 55-vjeçarit shqiptar, trupi i të cilit u gjet me dëmtime të rënda në kokë në apartamentin e tij në Torino. Në pranga kanë përfunduar bashkëshortja e viktimës, 45 vjeçe, dhe partneri i saj i ri, 52 vjeç. Të dy janë shtetas italianë dhe dyshohet se janë përgjegjës për vdekjen e Rrokut. Arrestimet u kryen në orët e para të mëngjesit të së martës, pasi karabinierët e Komandës Provinciale të Torinos zbatuan një urdhër të masës së sigurisë “arrest me burg” ndaj dy të dyshuarve. Trupi i 55-vjeçarit ishte gjetur më 6 korrik në banesën e tij në rrugën “Verolegno”, në zonën Lucento të Torinos. Sipas autoriteteve italiane, kufoma ishte në...