DETAJE: 80% e arabëve votojnë në Izrael, Netanyahu mbetet pa shumicën
Exit poll-et e përditësuara në Izrael tregojnë se blloku kundër Benjamin Netanyahu-t ruan një avantazh të ngushtë, ndërsa pjesëmarrja e votuesve arabë ka arritur një rekord historik. Sipas televizioneve Channel 12 dhe Channel 13, blloku anti-Netanyahu parashikohet të marrë 52 mandate, ndërsa kampi i kryeministrit 50 mandate. Për të siguruar shumicën në parlamentin me 120 vende, nevojiten të paktën 61 mandate. Në projeksionet e reja ka ndryshime edhe për disa parti. Yisrael Beitenu zbret nga 9 në 8 mandate, ndërsa partia e majtë “Demokratët” rritet nga 9 në 10. Sipas Channel 13, partitë arabe parashikohet të marrin gjithsej 18 mandate, nga 17 që parashikoheshin më parë. Lista e Bashkuar Arabe ngjitet nga 10 në 11 mandate, ndërsa partia BeYachad e Naftali Bennett zbret nga 14...
Burimi:
javanews.al