Përshkallëzohet përplasja në Lindjen e Mesme/ Irani sulmon dy bazat amerikane, godet sistemet patriot në Bahrein
Irani pretendon se ka goditur radarët e sistemeve amerikane të mbrojtjes ajrore Patriot në Bahrejn. Lajmi është bërë i ditur nga vetë Garda Revolucionare iraniane, sipas së cilës, sulmet kanë shënjestruar bazat amerikane Sheikh Isa dhe Al-Jufair. Teherani e cilëson operacionin si kundërpërgjigje ndaj shkeljes së hapësirës ajrore iraniane nga dy dronë amerikanë, të tipit MQ-1 dhe MQ-9. Ndërkohë, autoritetet e Bahrejnit raportuan një zjarr në një zonë industriale civile, të shkaktuar, sipas tyre, nga një sulm iranian. Më herët, popullsia ishte paralajmëruar për një kërcënim të mundshëm. Tensionet janë shtuar edhe në Ngushticën e Hormuzit, ku agjencia britanike e sigurisë detare UKMTO raportoi se dy cisterna nafte janë goditur. Sipas të dhënave paraprake, nuk ka persona të lënduar. Irani ka prezantuar një bazë të...
Burimi:
javanews.al