“Zoti im, është Teherani!”/ Rrëfimi tronditës i pilotëve amerikanë që bombarduan Iranin
Detaje të reja nga operacioni ushtarak amerikan “Midnight Hammer”, i ndërmarrë në qershor të vitit 2025 kundër objekteve bërthamore të Iranit, janë bërë publike përmes një raporti të publikuar nga revista ushtarake amerikane “Air & Space Forces Magazine”. Raporti sjell dëshmi nga pilotët e bombarduesve strategjikë B-2, të cilët morën pjesë në misionin që kishte në shënjestër objektet bërthamore në Fordow dhe Natanz, si dhe përshkruan përgatitjet disavjeçare, operacionin e mashtrimit dhe momentet e sulmit. Një nga episodet më mbresëlënëse ndodhi në orët e para të mëngjesit të 22 qershorit 2025. Pas rreth 18 orësh fluturimi, dy pilotë amerikanë të një bombarduesi B-2 po i afroheshin objektivit në Iran. Kur panë dritat e qytetit poshtë tyre, njëri prej pilotëve reagoi me habi: “Zoti im, është...
Burimi:
ntv.al