“O Zot, është Teherani!”/ Pilotët amerikanë rrëfejnë prapaskenat e sulmit sekret ndaj Iranit, 37 orë në ajër dhe bomba gjigante mbi objektet bërthamore

“O Zot, është Teherani!”/ Pilotët amerikanë rrëfejnë prapaskenat e sulmit sekret ndaj Iranit, 37 orë në ajër dhe bomba gjigante mbi objektet bërthamore

Pilotët e bombarduesve strategjikë amerikanë B-2 kanë rrëfyer për herë të parë me hollësi përvojën e tyre gjatë operacionit “Midnight Hammer”, në të cilin Shtetet e Bashkuara sulmuan objektet bërthamore të Iranit më 22 qershor 2025. Sipas një reportazhi të revistës amerikane Air & Space Forces Magazine, operacioni kërkoi rreth 15 vite përgatitjesh, koordinim të gjerë ushtarak dhe ndryshime të planit deri pak orë përpara sulmit. Pas 18 orësh fluturimi, dy pilotë amerikanë po afroheshin drejt objektivit të tyre në Iran, kur dalluan dritat e kryeqytetit iranian. “O Zot, është Teherani!”, tha njëri prej tyre. Megjithëse kishin zhvilluar vazhdimisht stërvitje për këtë mision, pilotët e kuptuan në atë moment se po zbatonin një operacion real ushtarak. Pak minuta më vonë, bombarduesi lëshoi dy bomba të...