Akuzohej se kërcënoi prokurorin Ceka gjatë gjyqit, Gjykata e Tiranës pushon çështjen ndaj avokatit Uljan Barjami, nuk ka konsumuar vepër penale
Gjykata e Tiranës ka vendosur të pushojë çështjen penale ndaj avokatit Uljan Barjami, i cili u ndalua pak kohë më parë në Elbasan, pas një përplasjeje në sallën e gjyqit, ku dyshohej për kanosje dhe kundërshtim të prokurorit Gjergji Ceka. Barjami u ndalua me iniciativë të oficerit të Policisë Gjyqësore, ndërsa në momentin e ngjarjes ishte në cilësinë e mbrojtësit ligjor të të dyshuarit Maksim Suçi. Sipas vendimit të Gjykatës së Tiranës, avokati nuk ka konsumuar vepër penale. Ndërkohë, janë zbardhur edhe momentet e debatit në sallën e gjyqit, ku Barjami u përplas verbalisht me prokurorin Gjergji Ceka dhe gjyqtaren Megi Strakosha. Gjatë seancës, avokati pretendoi se në kërkesën e prokurorisë për vlerësimin e arrestit dhe caktimin e masës së sigurisë ishin pasqyruar të dhëna...
Burimi:
javanews.al