Belgjika paralizohet nga protesta kombëtare, anulohen fluturimet në aeroporte, ndërprerje edhe në transportin publik

Belgjika paralizohet nga protesta kombëtare, anulohen fluturimet në aeroporte, ndërprerje edhe në transportin publik

Një protestë kombëtare e organizuar nga tri sindikatat kryesore në Belgjikë pritet të shkaktojë ndërprerje të konsiderueshme në transportin ajror dhe atë publik, më 23 nëntor. Për shkak të pjesëmarrjes së kontrollorëve të trafikut ajror në këtë aksion, fluturimet në aeroportet belge do të anulohen ose pezullohen, ndërsa edhe shërbimet e autobusëve, tramvajëve dhe metrosë do të funksionojnë me kufizime. Kontrollori i trafikut ajror Skeyes ka njoftuar se nuk do të jetë në gjendje të garantojë shërbimin normal të kontrollit të trafikut ajror nga ora 07:00 deri në 21:00. Si pasojë, Brussels Airport ka bërë të ditur se shumica e fluturimeve në nisje dhe mbërritje do të anulohen. Edhe aeroporti i Charleroi ka paralajmëruar ndërprerje të operacioneve. Shërbimet për emergjencat dhe fluturimet e domosdoshme për...