Veliaj refuzon transferimin në Spitalin e Fierit, kërkon që GJKKO të vendosë për operacionin
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka refuzuar të transferohet këtë të diel në Spitalin Memorial të Fierit, ku ishte planifikuar të kryente analizat dhe ekzaminimet paraprake për një ndërhyrje kirurgjikale në këmbë. Sipas planifikimit të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, Veliaj duhej t’i nënshtrohej kontrolleve mjekësore përpara operacionit, i cili ishte parashikuar të kryhej ditën e hënë. Megjithatë, ai nuk ka pranuar të shkojë në spital, duke bërë të ditur se i është drejtuar Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) për të marrë një vendim lidhur me ndërhyrjen kirurgjikale. “Unë jam drejtuar GJKKO-së për të vendosur ajo mbi ndërhyrjen time kirurgjikale”, mësohet të ketë deklaruar Veliaj. Kështu, transferimi i tij në Spitalin Memorial të Fierit për kontrollet paraprake nuk është realizuar,...
Burimi:
ntv.al