No Image Available

Makina përfundon në kanalin vaditës, shoferi nuk gjendet në vendngjarje

Një aksident automobilistik është regjistruar në zonën e Kallmit të Fierit, në aksin rrugor që të çon drejt inceneratorit, ku një automjet tip “Volkswagen” ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një kanal vaditës. Sipas informacioneve paraprake nga burimet policore, aksidenti dyshohet të ketë ndodhur gjatë orëve të natës. Drejtuesi i automjetit mendohet se ka humbur kontrollin në një kthesë, duke bërë që makina të dalë nga rruga dhe të përfundojë në kanal. Ajo që e bën më të paqartë ngjarjen është fakti se drejtuesi i mjetit nuk është gjetur në vendngjarje. Dyshimet paraprake janë se ai mund të jetë larguar, duke braktisur automjetin pas aksidentit. Fatmirësisht, nga ngjarja nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa automjeti ka pësuar dëme materiale. Policia ka mbërritur...