Irani do ta nisë kufizimin e furnizimit me rrymë, teksa bota pret lëvizjen e radhës nga Trumpi

Irani do ta nisë kufizimin e furnizimit me rrymë, teksa bota pret lëvizjen e radhës nga Trumpi

Teherani është përballur shpesh me mungesa të energjisë elektrike dhe ndërprerje të rrymës, pavarësisht se zotëron rezerva të mëdha të naftës dhe gazit. Për shkak të pasigurisë për hapin e ardhshëm të presidentit amerikan, Donald Trump – nëse do të vazhdojë me bisedime apo do të urdhërojë sulme të reja – Irani do të nisë nga 22 nëntori kufizimin e furnizimit me energji elektrike. Kjo ndodh vetëm pak ditë pasi autoritetet iraniane nisën zbatimin e masave për menaxhimin e blerjes së bukës, për shkak të mungesave. “Duke pasur parasysh gjendjen e furnizimit të vendit me karburante, sektori i energjisë elektrike do të detyrohet të vendosë kufizime në shpërndarjen e rrymës nga e diela”, tha më 21 nëntor për televizionin shtetëror Mohammad Allahdad, drejtues i kompanisë...