Dita e Alfabetit, Meta: Një gjuhë e shkruar me germa gjaku dhe sakrifica heroike të panumërta

Dita e Alfabetit, Meta: Një gjuhë e shkruar me germa gjaku dhe sakrifica heroike të panumërta

Presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka postuar një mesazh ën Ditën e Alfabetit të gjuhës shqipe. ‘Mirënjohje dhe nderim përjetë kolosëve të gjuhës shqipe dhe Rilindësve të kombit, të cilët 118 vjet më parë, në Kongresin e Manastirit, njehsuan alfabetin, themelin e identitetit dhe bashkimit tonë kombëtar, duke i paraprirë Pavarësisë së Shqipërisë’. Mesazhi: Gëzuar Ditën e Alfabetit të gjuhës sonë të bukur shqipe! Një gjuhë e shkruar me germa gjaku dhe sakrifica heroike të panumërta. Mirënjohje dhe nderim përjetë kolosëve të gjuhës shqipe dhe Rilindësve të kombit, të cilët 118 vjet më parë, në Kongresin e Manastirit, njehsuan alfabetin, themelin e identitetit dhe bashkimit tonë kombëtar, duke i paraprirë Pavarësisë së Shqipërisë. Shqipja është rrënja jonë, historia jonë dhe shpirti i kombit...