Rama sqaron deklaratën për pakicën bullgare në Maqedoninë e Veriut: Nuk i jap leksione askujt
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka sqaruar deklaratën e tij, të bërë gjatë një interviste për Televizionin Kombëtar Bullgar (BNT), ndërsa mes tjerash shprehu opinionin e tij se “pakica bullgare duhet të përfshihet në Kushtetutën e Maqedonisë së Veriut”. Gjatë një konference për mediat në Qafë Thanë së bashku me homologun e RMV-së, Rama sqaroi se opinionet e tij nuk kanë pasur për qëllim t’i japin leksione qeverisë apo popullit të Maqedonisë së Veriut. Ai rikujtoi mbështetjen e vazhdueshme që i ka dhënë rrugëtimit europian të Maqedonisë së Veriut, duke theksuar se vendi ka bërë sakrifica të mëdha, përfshirë edhe ndryshimin e emrit, ndërsa procesi i integrimit ende nuk ka përparuar siç ishte premtuar. “Jemi këtu për një zhvillim shumë pozitiv për miliona njerëz që...
Burimi:
javanews.al