Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal në Fier, “zhduket” shoferi
Një aksident ka ndodhur gjatë natës në zonën zonën e Kallmit të Fierit, në aksin që të çon drejt inceneratorit, ku një mjet tip “Volkswagen” ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një kanal vaditës. Burime nga Policia, të cilët mëngjesin e kësaj të diele kanë konstatuar makinën e aksidentuar, bëjnë me dije se aksidenti fatmirësisht nuk ka qenë i fortë. Mirëpo drejtuesi i mjetit nuk është konstatuar në vendngjarje. Shoferi dyshohet se ka braktisur makinën, ndërsa akoma nuk dihet fati i tij. Hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes janë në vijim dhe pritet të kemi detaje të reja.
Burimi:
javanews.al