Xhensila Myrtezaj dërgohet në gjyq për fshehje të të ardhurave, hetimet zbulojnë transaksionet dhe depozitimet cash të pajustifikuara

Xhensila Myrtezaj dërgohet në gjyq për fshehje të të ardhurave, hetimet zbulojnë transaksionet dhe depozitimet cash të pajustifikuara

Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim shtetasen Xhensila Kallaku (Myrtezai), e akuzuar për fshehje të të ardhurave më shumë se një herë. Sipas hetimeve, ajo dyshohet se ka shmangur detyrimet tatimore përmes deklarimit të paplotë të të ardhurave dhe transaksioneve financiare me burime të pajustifikuara. Nga ekspertimi kontabël rezulton se për vitin 2023 janë shmangur 2.417.311 lekë detyrime tatimore, ndërsa për vitin 2024 shuma arrin në 3.658.210 lekë. Në total, evazioni fiskal i konstatuar për të dy vitet kap vlerën prej 6.075.521 lekësh të reja. Gjatë hetimeve, Xhensila Myrtezaj ka pretenduar se të ardhurat vinin nga koncertet brenda dhe jashtë vendit, por dokumentacioni i paraqitur prej saj i justifikonte ato vetëm pjesërisht. Prokuroria e akuzon për veprën penale “Fshehje e...