Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Dështon edhe përpjekja e 21-të për konstituim të Kuvendit të Kosovës
👁13086
Kuvendi i Kosovës ka dështuar të konstituohet edhe këtë të dielë. As në tentimin e radhës, koalicioni Lëvizja Vetëvendosje, Lista Guxo dhe Alternativa nuk arriti të formojë Komisionin për votimin e fshehtë të kryeparlamentari. Në përpjekjen e njëzet e një për konstituim të legjislaturës së nëntë, partitë e deritanishme opozitare sërish nuk e mbështetën propozimin e LVV-së për votim të fshehtë. Seanca u ndërpre dhe vazhdimi i saj do të bëhet më 27 maj, në orën 11:00. Pro votimit të komisionit për votim të fshehtë të kryeparlamentarit votuan 53 deputetë, dhe një votë kundër dhe asnjë abstenim. Në sallën plenare...