Deri në 13:00! 60 minuta nga afati…Rama: Nuk jap dorëheqjen! Çfarë pritet të ndodhë?

Deri në 13:00! 60 minuta nga afati…Rama: Nuk jap dorëheqjen! Çfarë pritet të ndodhë?

TIRANË- Vetëm 60 minuta para skadimit të ultimatumit të vendosur nga protestuesit, kryeministri Edi Rama ka deklaruar se nuk do të japë dorëheqjen. Në një përgjigje me shkrim për Reuters, kreu i qeverisë shqiptare ka deklaruar se nuk do të largohet nga detyra pavarësisht protestave që kanë hyrë në ditën e tretë radhazi. Protestuesit i kanë lënë Ramës afat deri këtë të enjte, në orën 13:00, për të dhënë dorëheqjen. Një natë më parë, përmes një postimi në rrjetet sociale, ata paralajmëruan përshkallëzim të protestave në rast se kërkesa e tyre nuk merret parasysh. Sipas njoftimit të tyre, nëse kryeministri nuk largohet nga detyra brenda afatit të përcaktuar, protestuesit do të marshojnë drejt Presidencës, ku do të kërkojnë shpërndarjen e Parlamentit. Ndërkohë, me vetëm 60 minuta...