Petula Clark, këngëtarja britanike që ndërtoi një karrierë mbi tetëdekadëshe

Petula Clark, këngëtarja britanike që ndërtoi një karrierë mbi tetëdekadëshe

15 November, 2026 - 23:43 Këngëtarja, kompozitorja dhe aktorja britanike Petula Clark ka lindur më 15 nëntor 1932, në Ewell të Surreyt, në Angli. Ajo konsiderohet një nga artistet me karrierën më të gjatë në industrinë e muzikës dhe argëtimit, me një veprimtari që përfshin më shumë se tetë dekada. Clark e nisi karrierën që në fëmijëri, duke u paraqitur në radio në vitin 1942, ndërsa më vonë u bë e njohur përmes muzikës, filmit dhe televizionit. Gjatë viteve 1950, ajo shënoi sukseset e para me këngë si “The Little Shoemaker”, “Majorca” dhe “Suddenly There’s a Valley”, përpara se të fitonte popullaritet edhe në Francë dhe vende të tjera evropiane. Suksesi i saj ndërkombëtar arriti kulmin në vitet 1960, veçanërisht me këngën “Downtown”, e cila...