Rama: Pa Trump-in, askush nuk do t’ia dinte për “Flamingot”
Kryeministri Edi Rama, gjatë Forumit në Bruksel, pretendoi se revolucioni i ‘Flamingove’ tërhoqi vëmendjen e botës për shkak se pas uraganit qëndronte presidenti i SHBA-së, Donald Trump. Sipas Ramës, qytetarët u ngritën në protestë në lidhje me çështjen e Zvërnecit, vetëm sepse u përfol se prapa kuintave qëndronte presidenti Trump. Sipas kryeministrit, nëse familja Trump nuk do të ishte e implikuar, asnjë nuk do të donte t’ia dinte për resortin në Zvërnec. “Ajo që ka ndodhur në muajt e fundit ka qenë publike gjerësisht, madje pati edhe emër, ‘Revolucioni i flamingove’ dhe tërhoqi vëmendjen e botës se ndodh se pas saj është edhe hija e Donald Trump. Nuk jam shumë i sigurt se nëse nuk do të ishte Donald Trump, do të donte t’ia dinte...
Burimi:
argjiroja.net