Alan Watts, filozofi që e afroi mendimin lindor me botën perëndimore

Alan Watts, filozofi që e afroi mendimin lindor me botën perëndimore

Alan Watts ishte një nga mendimtarët më të njohur të shekullit XX, filozof, shkrimtar dhe ligjërues, i cili u bë i famshëm për mënyrën se si arriti t’i shpjegonte filozofitë lindore një publiku perëndimor. Përmes librave, ligjëratave dhe reflektimeve të tij mbi jetën, vetëdijen, spiritualitetin dhe natyrën njerëzore, Watts sfidoi mënyrën tradicionale të të menduarit dhe i ftoi njerëzit ta shihnin ekzistencën përtej kufijve të vendosur nga shoqëria, kultura dhe bindjet personale, transmeton KultPlus. I lindur më 6 janar 1915, në Chislehurst të Anglisë, Alan Wilson Watts u rrit në një familje ku interesimi për kulturën dhe botën shpirtërore zuri një vend të rëndësishëm. Që në moshë të re shfaqi kureshtje të veçantë për filozofinë, fenë dhe traditat e Lindjes, veçanërisht për budizmin dhe mendimin...