Mamaja e Ronaldos sulmon Jesus, trajneri reagon: Duhet të merrem me të tani? Edhe unë kam një nënë…

Mamaja e Ronaldos sulmon Jesus, trajneri reagon: Duhet të merrem me të tani? Edhe unë kam një nënë…

Portugalia vazhdon të ziejë nga tema e largimit të Kristiano Ronaldos nga radhët e ekipit përfaqësues, aq më tepër pas zbërthimit që i bëri Danimarka dy ditë më parë përfaqësueses luzitane. Në diskutime është përfshirë edhe e ëma e lojtarit, Dolores Aveiro, e cika nuk është kursyer në fjalët e saj për mënyrën se si i biri ishte larguar nga ekipi kombëtar. “Kristiano është i trishtuar, do të kishte dashur që gjërat të përfundonin në një mënyrë të ndryshme. Ai u ndje iu tradhtuar dhe unë jam e trishtuar gjithashtu. Humbja në Braga ishte e merituar dhe unë isha e lumtur që Portugalia humbi. Nuk e respektuan Kristianon. Nuk më pëlqeu as homazhi që bënë në Braga. Një homazh duhet bërë me të të pranishëm...