Kumbaro mbledh socialistët në Gjirokastër: Vendosëm pikat mbi “i” për punën tonë, do të jemi çdo ditë më pranë njerëzve
Deputetja dhe drejtuesja politike e Partisë Socialiste për qarkun Gjirokastër, Mirela Kumbaro, zhvilloi një takim me socialistët e Asamblesë së zgjeruar të PS-së, ku në fokus ishte organizimi politik, sfidat e ardhshme dhe përgjegjësia për të forcuar komunikimin me qytetarët. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kumbaro theksoi se viti 2027 do të jetë një vit me rëndësi të veçantë për vendin dhe për Gjirokastrën, jo vetëm për shkak të zgjedhjeve vendore, por edhe për përgatitjet që lidhen me Traktatin e Anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Gjatë takimit, vëmendje e veçantë iu kushtua nevojës për një komunikim më të drejtpërdrejtë, më të qartë dhe më njerëzor me komunitetet, duke e kthyer angazhimin politik në një prani të vazhdueshme pranë qytetarëve. Sipas Kumbaros, ky është...
Burimi:
argjiroja.net