Mjafton supergoli i një emri surprizë, Gjermania e mbyll në avantazh pjesën e parë ndaj Holandës (video)
16 Nëntor 2026 21:33 Telesport Pjesa e parë në “Olympiastadion” në Berlin mes Gjermanisë dhe Holandës është mbyllur 1-0 për vendasit. Rasti i parë i rrezikshëm ishte në minutën e 32-të, ku goditja e Derry Scherhant përfundoi në shtyllën e djathtë. SHIKOGOLIN Sfida u zhbllokua në minutën e 41-të, ku gjermanët gjetën golin me sulmuesin e Freiburg, Derry Scherhant, i cili shënoi me një goditje të bukur me të majtën brenda zonës. Ky është goli i parë me fanellën e kombëtares gjermane për sulmuesin 25-vjeçar. Ndërkohë, në sfidën tjetër të grupit me Greqisë dhe Serbisë, pjesa e parë është mbyllur në barazim pa gola, 0-0. Këto janë ndeshjet e fundit në grup, ku do të përcaktojnë dy skuadrat çerekfinaliste. Ndërsa dy skuadrat e tjera duhet...
Burimi:
telesport.al